LAJMI I FUNDIT:

Shitjet rekorde ndër vite të Benficas – si i mbushi arkat klubi portugez duke shitur yje te gjigantët evropianë

Shitjet rekorde ndër vite të Benficas – si i mbushi arkat klubi portugez duke shitur yje te gjigantët evropianë

Benfica është njëri ndër klubet më të fuqishme në botë, nëse jo për nga dominimi i futbollit me trofe, së paku për shitjen e lojtarëve

Klubi portugez ndër vite ka patur lojtarë të dalluar në ekipin e tyre, por që gjigantët evropianë nuk kanë reshtur së kërkuari prej tyre.


Kjo u pa edhe në këtë afat kalimtar të janarit, kur Chelsea i tundoi ata me ofertën e 121 milionë euro për transferimin e Enzo Fernandez.

Enzo Fernandez prezantohet zyrtarisht te Chelsea
Lexo po ashtu Enzo Fernandez prezantohet zyrtarisht te Chelsea

Blutë insistuan për 12 orë në transferimin e mesfushorit argjentinas dhe në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit ia dolën ta realizonin operacionin.

Por, cilët janë shitjet më të mëdha që ka realizuar Benfica ndër vite?

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të shitjeve që i ka realizuar ndër vite klubi portugez:

Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin
Lexo po ashtu Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin

Joao Felix për 125 milionë euro te Atletico Madridi

Enzo Fernandez për 121 milionë te Chelsea

Darwin Nunez për 78 milionë te Liverpooli

Ruben Dias për 70 milionë te Manchester City

Ederson për 39 milionë euro te Manchester City

Axel Witsel për 39 milionë euro te Zenit St. Petersburg

Raul Jimenez për 37 milionë te Wolverhampton Wanderers

Nelson Semedo për 35 milionë te Barcelona

Victor Lindelof për 34 milionë te Manchter United

Renato Sanches për 34 milionë euro te Bayern Munich. /Telegrafi/