LAJMI I FUNDIT:

Enzo Fernandez prezantohet zyrtarisht te Chelsea

Enzo Fernandez prezantohet zyrtarisht te Chelsea

Chelsea e ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar Enzo Fernandezi nga Benfica.

Klubi londinez e ka bërë mesfushorin argjentinas transferimin më të shtrenjtë në histori të Ligës Premier, rekord ky që mbahej nga Jack Grealish i Manchester Cityt (nga Aston Villa për 117 milionë euro).


Chelsea ka paguar 121 milionë euro për afrimin e fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën, në një kontrata deri në vitin 2031.

Detaje nga transferimi rekord i Enzo Fernandez te Chelsea
Lexo po ashtu Detaje nga transferimi rekord i Enzo Fernandez te Chelsea

Blutë do ta paguajnë këtë shifër në gjashtë këste, ndërsa i pari do të jetë 45 milionë euro, ndërsa të tjerët mbi 15 milionë euro.

Afro 40 milionë euro kanë shkuar në llogarinë e River Plates që kishte në klauzlolë të përshirë shitjen e radhës së lojtarit, e pjesa tjetër shkon te Benfica.

Enzo do të jetë pjesa kyçe e projektit të Chelseat, derisa Blutë kanë realizuar vetëm në këtë afat tetë prurje të reja – përfshirë argjentinasin. /Telegrafi/