Drita ka arritur të bëjë edhe një përforcim tjetër, duke transferuar ish-sulmuesin e Bylisit e Trepçës, Alban Shillovën.

Lajmin për ‘Sport Plus’ e ka konfirmuar Fisnik Isufi nënkryetar i Bordit të Dritës. “Kemi transferuar Alban Shillovën në skuadër, kurse jemi në bisedime edhe me një mesfushor tjetër. Opsion për mesfushën është edhe ish-lojtari i Tiranës, Mensur Limani”, u shpreh Isufi.


Ndërkohë, Drita po vazhdon me stërvitje sipas planprogramit dhe se pritet që të udhëtojnë edhe jashtë vendit për një fazë tjetër përgatitore.

Ditë më parë skuadra e Dritës ka arritur të përforcohet edhe me Armend Kastratin, Artan Latifin dhe Ismet Ramushin. Shillova është përforcimi i katërt me radhë i skuadrës gjilanase./Telegrafi/

telegrafi sport app