LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet një video e re që tregon Kroos duke u tallur brutalisht me Mount, një vit pas ‘grindjes’

Shfaqet një video e re që tregon Kroos duke u tallur brutalisht me Mount, një vit pas ‘grindjes’

Mesfushori gjerman, Toni Kroos u shfaq duke tallur brutalisht anglezin Mason Mount, pasi Real Madridi eliminoi Chelsean nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kjo vjen pasi Kroos dhe Mount shkëmbyen fjalë pas ndeshjes së sezonit të kaluar, ku Blutë mundën gjigantët spanjollë përpara se të fitonin trofeun e garës elitare evropiane për klube.


Të martën, Real Madrid i u hakmor ndaj Chelseat pasi fitoi ndeshjen e tyre çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4 për të siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea kaloi në një epërsi me tre gola gjatë mbrëmje, por Rodrygo Goes shënoi për të dërguar ndeshjen në vazhdime dhe Karim Benzema gjeti golin që siguroi kualifikimin.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Kroos u pa duke tallur Mountin, duke imituar veprimet e tij.

Një video në rrjetet sociale është shfaqur dhe duket se tregon se Kroos është në momentin kur tallet në kurriz të Mount.

Rivaliteti mes Kroos dhe Mount nisi sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, kur anglezi ‘thumboi’ gjermanin në lidhje me disa deklarata të tij.

Edhe në atë kohë, gjermani ia kishte kthyer me stil thumbimet anglezit, duke ia uruar fitoren dhe finalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, skuadra e Carlo Ancelottit përballet me Manchester Cityn për një vend në finale. /Telegrafi/