Shatri: Viti 2014 ka qenë një vit i sukseseve

“Viti 2014 ka qenë një vit i sukseseve të sportit të Kosovës, duke pasur parasysh pranimin e KOK-ut dhe disa federatave sportive në organizatat ndërkombëtare, por edhe disa rezultate të sportistëve tanë, siç janë sukseset e sportit të xhudos. Sa i përket rrafshit vendor, ky vit nuk dallon shumë nga vitet e kaluara, pasi niveli dhe cilësia e sportit është ajo e cila ka qenë”, ka thënë Shatri për Epokën e Re, duke shtuar: “Ky vit për punën me grupmosha të reja nuk ka qenë e asaj çfarë do të donim të ishte, po ashtu zhvillimi i kapaciteteve tek trajnerët dhe mbështetja e tyre ka qenë e paqenë”.
“Në këtë vit ardhja në shprehje e trajnerëve të Kosovës as që ka ekzistuar. Shpresoj se kjo qasje në të ardhmen do të ndryshojë, ku njerëzit tanë do t’i shfrytëzojmë më shumë. Shpresoj që 2015 të jetë krejt më ndryshe, kthim i vëmendjes nga lojtarët vendorë, shkollimi dhe avancimi i trajnerëve tanë, përkrahje edhe më e madhe e sportit femëror”, përfundoi Shatri. /Telegrafi/



















































