LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri hap akademinë e futbollit

Shaqiri hap akademinë e futbollit

Ari Shaqiri, vëllai i futbollistit të njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka njoftuar se bashkë me yllin e Zvicrës dhe Stefan Kohlerin kanë hapur akademinë e futbollit “PrioSoccer”.

Ari thotë se me këtë akademi synon t’ua mundësojë fëmijëve dhe të rinjve një mundësi të shpejtë për një karrierë të suksesshëm në futboll.


“Të dashur miq,

Me knaqësi ju njoftojë se unë pas përpjekjeve të shumta e kam realizuar ëndërrën time me hapjen e Akademisë së Futbollit –
“PrioSoccer”. Duke marrë pjesë në Akademin apo “Shaqiri-Camp” dua që t’ua mundësojë fëmijeve dhe të rinjëve prespektiv një mundesi të shpejt për një karier të sukseseshem në futboll.

Për më shum informata klikoni në uebfaqen: www.priosoccer.com

Sinqerisht,

Ari Shaqiri, Xherdan Shaqiri, Stefan Kohler”, thuhet në njoftimin e “PrioSoccer”.