LAJMI I FUNDIT:

Shakira rrezikon të dënohet me burg në Spanjë për shkak të mospagimit të tatimeve

Shakira rrezikon të dënohet me burg në Spanjë për shkak të mospagimit të tatimeve
(Foto: Getty Images)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, është vënë në shënjestër të autoriteteve spanjolle, të cilët pohojnë se ajo nuk ka paguar tatim në periudhën 2011-2014.

Tashmë kanë nisur hetimet ndaj 40-vjeçares, ndërsa nëse shpallet fajtore, atëherë do të duhet të paguajë disa miliona euro.


(Foto: Getty Images)

Për më shumë, përveç gjobës me para, ajo mund të përfundojë edhe prapa grilave.

Shakira është këngëtarja më e ndjekur në YouTube për vitin e kaluar (Video)
Lexo po ashtu Shakira është këngëtarja më e ndjekur në YouTube për vitin e kaluar (Video)

Burimet pranë këngëtares thonë se ajo do të mbrohet në gjykatë me faktin se në Spanjë ka qëndruar më pak se 183 ditë në vit, ashtu që, sipas ligjit, nuk duhet të paguajë tatim për përfitimet në vendet tjera të botës.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, autoritetet pohojnë se është fjala për mashtrim me tatime dhe se Shakira duhet të paguajë tatim nga të gjitha përfitimet, si ato të fituara brenda Spanjës, ashtu edhe ato jashtë këtij vendi.

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja jeton zyrtarisht në Spanjë nga viti 2015, ndërsa është e martuar me futbollistin spanjoll, Gerard Pique.

Në muajt e fundit, Shakira ka pasur probleme me kordat vokale, saqë është dashur ta anulojë turneun e saj.

Mjekët e kanë këshilluar këngëtaret që të pushojë, në mënyrë që t’i shërohen kordat vokale, para se të nisë mbajtjen e koncerteve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori