LAJMI I FUNDIT:

Shakira akuzohet për evazion fiskal, Prokuroria Spanjolle nis hetimet

Shakira akuzohet për evazion fiskal, Prokuroria Spanjolle nis hetimet
Shakira (Foto: Xavi Torrent/Getty Images/Guliver)

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar këngëtaren e famshme të muzikës pop, Shakira për evazion fiskal, duke pretenduar se ajo i ka borxh më shumë se 14.5 milionë euro shtetit (13 milionë funte).

Ankesa mbulon periudhën midis viteve 2012 dhe 2014, kur prokurorët argumentojnë se ajo jetonte në Spanjë, ndërsa rendiste banesën e saj zyrtare si gjetkë.


Njerëzit që shpenzojnë më shumë se gjashtë muaj në vit në vend konsiderohen rezidentë për qëllime tatimore.

Shakira (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Burimet pranë Shakirës kanë mohuar faktin që ajo t’i jetë shmangur taksave më parë, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Burimet thanë më parë këtë vit se ylli jetonte jashtë Spanjës gjatë periudhës përkatëse.

Por prokurorët argumentojnë se Shakira po kalonte pjesën më të madhe të kohës në vend me partnerin e saj, futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique dhe vetëm udhëtonte jashtë vendit për angazhime profesionale.

Këngëtarja, pasuria e së cilës llogaritet të jetë më shumë se 200 milionë dollarë, shpalli Spanjën si vendbanimin e saj për qëllime tatimore në viti 2015.

Shakira dhe bashkëshorti i saj, Gerard Pique (Foto:David Ramos/Getty Images/Guliver)

Zyrtarët po kërkojnë faturën e tatimit të papaguar nga të gjitha të ardhurat e saj globale – jo vetëm të ardhurat e krijuara në Spanjë.

Një gjyqtar tani do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për yllin për t’u përballur me gjyqin.

Një numër i futbollistëve të profilit të lartë gjithashtu janë përballur me akuza për mashtrim tatimor në Spanjë.

Në vitet e fundit, Spanja ka parë disa raste të profilit të lartë gjyqësor që përfshijnë yje të futbollit të akuzuar për zvogëlimin e taksave.

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo Vieira pranoi mashtrimin tatimor në shtator dhe pranoi një dënim katërmujor të pezulluar të burgut.

Marcelo Vieira (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Sipas ligjit spanjoll, një dënim dyvjeçar për një shkelje të parë mund të bëhet në provë, kështu që ai nuk ka gjasa të kalojë kohën në burg.

Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo gjithashtu janë përballur me akuzat për mashtrim tatimor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori