Ylli i liderit të Raiffeisen Superligës së Kosovës, Feronikelit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Llamkos Kosovës në fundjavën që lamë pas, transmeton Telegrafi.

Xhevdet Shabani e fyeu gjyqtarin anësor në atë takim dhe për këtë arsyeje u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Komisioni Disiplinor e ka dënuar atë.


Ish-anëtari i Dritës do t’i mungoj kampionit dimëror me tri ndeshje mos lojë, ku do të jetë një mungesë e madhe për ta, pasi ‘Rrapa’, është tejet i rëndësishëm për ekipin e Gani Sejdiut. /Telegrafi/

telegrafi sport app