Vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima, ka lënë të pikëlluar mbarë popullin shqiptar e më së shumti ata që e njohën nga afër.

Si një nga miqtë e ngushtë të tij, artisti Sevdai Radogoshi – Qumili, ditën e sotme (e diel) ka përkujtuar takimin e fundit që kishin së bashku në një intervistë për emisionin “Robi plaket kur don vet”.

I njëjti ka ndarë një fotografi përkrah të ndjerit, me anë të së cilës thekson se këtu përfundoi gjithçka – takimet, fotografitë e po ashtu edhe performanca.

“Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”.

Reklama
Ministri Çeku: Puna e aktorit Rasim Thaçi – Cima do të dokumentohet Ministri Çeku: Puna e aktorit Rasim Thaçi – Cima do të dokumentohet

“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, mbret. Lavdi punës tënde”, ka shkruar mes tjerash Radogoshi.

Reklama

Rasim Thaçi-Cima vdiq të premten (26 mars) nga COVID-19, teksa po qëndronte prej ditësh i shtrirë në spital.

Ai ka lënë pas një karriere të bujshme profesionale si aktor, për të mos harruar kontributin e tij si profesor e futbollist. /Telegrafi/