LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku: Puna e aktorit Rasim Thaçi – Cima do të dokumentohet

Ministri Çeku: Puna e aktorit Rasim Thaçi – Cima do të dokumentohet
Vazhdojnë homazhet për aktorin Rasim Thaçi-Cima

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës, kanë bërë sot (e diel) homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi-Cima.

Ai ka lartësuar figurën e humoristit të njohur, ku mes tjerash është shprehur se do të dokumentohet puna e tij.


“Ishim këtu për të vazhduar me nderimet për Rasim Thaçin – Cimën. Sot jam së bashku me drejtorët e Ministrisë së Kulturës dhe me udhëheqësit e institucioneve shtetërore të kulturës. Bëmë nderimet e merituara të figurës së Rasim Thaçit, një nga artistët më të dashur të popullit të Kosovës. Ai një kohë ka qenë edhe sportist, por përherë ka qenë artist dhe një artist që mbase është dalluar edhe me lëvizjet e tij skenike por edhe me mesazhin të cilin në kohëra të vështira ishte mesazh edhe politik dhe ky mesazh jepej në situata kur nuk ishte lehtë bëhej ky lloj aktivizmi, kjo lloj rezistence politike përmes artit dhe përmes humorit”.

Vazhdojnë homazhet për aktorin Rasim Thaçi-Cima

“Ne si Ministri e Kulturës dhe institucione shtetërore përveç nderimeve që po i bëjmë ta kryejmë edhe pjesën tjetër që na takon dhe ajo lidhet me dokumentimin e punës së tij të artit të tij në mënyrë që gjithmonë ta kemi në kujtesën tonë dhe në të njëjtën kohë që ajo t’i shërbejë gjeneratave të ardhshme, jo vetëm artistëve por edhe të tjerëve për të kuptuar të kaluarën e popullit tonë por edhe për tu frymëzuar me artin e Rasim Thaçit”, ka thënë mes tjerash Çeku.

Vazhdojnë edhe sot homazhet për Rasim Thaçin-Cima
Lexo po ashtu Vazhdojnë edhe sot homazhet për Rasim Thaçin-Cima

Për karrierën e bujshme të Cimës ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Naser Shatrolli.

“Jemi para Teatrit Kombëtar për të nderuar punën e tij, pozitivizmin e tij i cili me humorin e tij i ka dhëne kuptim jetik jetës tonë me veprat dhe humorin e tyre, që na kanë dhënë shpresë me veprat e tyre, ka ngelë dhe do ngelet ikonë e humorit shqiptar”, tha Shatrolli. /Telegrafi/

Vazhdojnë homazhet për aktorin Rasim Thaçi-Cima

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori