Selena Gomez shijon verën në Londër, shfaqet gjatë xhirimeve të “Only Murders In The Building”

Selena Gomez ka sfiduar valën e të nxehtit në Londër gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku është parë duke shijuar shëtitjet në Hampstead Heath dhe duke eksploruar pamjet e kryeqytetit britanik.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare u shfaq e veshur thjesht dhe verore me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra xhinsi, ndërsa kaloi kohë me miqtë dhe shijoi një ditë relaksi nën diell, shkruan DailyMail.

Gjatë qëndrimit të saj në Londër, Gomez është bashkuar edhe me aktorët e serialit “Only Murders In The Building”, Steve Martin dhe Martin Short, me të cilët është parë në disa dalje publike, përfshirë edhe një vizitë në “London Eye”.
Aktualisht, treshja ndodhet në kryeqytet për xhirimet e sezonit të gjashtë të serialit, të cilat po zhvillohen në zona të ndryshme të Londrës, përfshirë Notting Hill.
Paralelisht me projektet e saj televizive, Selena Gomez po përflitet edhe për një rol të ri filmik më provokues, që shënon një largim të dukshëm nga imazhi i saj i mëparshëm i Disney-t. /Telegrafi/

























































