Kylie Minogue shfaqet mahnitëse në ditëlindje, fansat e cilësojnë ‘pa moshë’

Kylie Minogue ka mahnitur fansat me pamjen e saj rinore teksa festoi ditëlindjen e 58-të, duke marrë vëmendje të madhe pas suksesit të dokumentarit të saj të ri në Netflix.
Ylli australian i muzikës u shfaq me një fustan të bardhë me dantellë dhe një çantë të vogël kafe, duke festuar në mënyrë elegante ditën e saj të veçantë, ndërsa u pa edhe duke kërcyer para se të shuante qirinjën e tortës.
Fansat e kanë komplimentuar gjerësisht në rrjete sociale, duke e cilësuar si “pa moshë” dhe “gjithmonë të bukur”, ndërsa ajo vetë falënderoi publikun për dashurinë dhe mbështetjen, shkruan DailyMail.

Në një mesazh të ndarë me ndjekësit, Minogue u shpreh mirënjohëse për jetën dhe karrierën e saj, duke reflektuar edhe mbi momentet e rëndësishme personale dhe familjare të përfshira në dokumentar.
Suksesi i projektit të saj të fundit vjen paralelisht me një valë të re vlerësimesh nga fansat, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë një ikonë të përhershme të muzikës pop. /Telegrafi/

























































