LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009

Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009
Diego Maradona dhe Lionel Messi në ndeshjen ndaj Meksikës (Foto: Getty Images)

Lionel Messi nuk e ka ndërmend të ndalet së shënuari gola nga gjuajtjet e lira.

I treti radhazi dhe numër 33-të në karrierë me Barcelonën ishte ai në fitoren kundër Atletico Madridit me rezultat 1-0.


I pari ishte prapë ndaj Atleticos, në sezonin 2008/09, kur Pep Guardiola ishte trajner i Barçës.

Në anën e majtë mund të shikoni se sa vendimtare ishte ideja e Busquetsit për të penguar Oblakun te goli i Messit (Foto: Getty Images)

Sekreti i tij duket se është një këshillë nga Diego Maradona në vitin 2009, kur ky i fundit ishte trajner i Përfaqësueses së Argjentinës.

Kjo është historia

Pas gjithë këtyre statistikave qëndron një histori. Ai kishte shënuar vetëm një gol (atë ndaj Atleticos) dhe ishte para këshillës së Maradonas. 32 tjerët, 14 vendimtar për fitore erdhën pas fjalëve të Maradonës.

6 qershor 2010: Maradona duke këshilluar Lionel Messin, Carlos Tevezin dhe Diego Militos (Foto: Getty Images)

Historia vjen nga trajneri atletik i Argjentinës në kohën e Maradonës, Fernando Signorini, i cili në një intervistë për LaSexta tregoi gjithë historinë. Përfaqësuesja latine ishte në Marseille për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Francës, ata fituan me rezultat 2-0 dhe në këtë takim Messi shënoi një herë.

Maradona ishte gjithmonë afër Messit kur kishte nevojë (Foto: Getty Images)

Këtu filloi edhe magjia e gjuajtjeve të lira: “Messi së bashku me Mascheranon e Tevezin u ndalën pas seancës stërvitore për të gjuajtur disa gjuajte të lira. Messi rregulloi topin, por në fund gjuajti larg portës. Pas kësaj Leo bëri një gjest dëshpërimi dhe kokulur shkoi drejt zhveshtores. Unë e ndjeka dhe i thash “Më thuaj një gjë, pse një lojtar si ju shkon i dëshpëruar në dush pas një gjuajte të atillë?”, dhe këtu ndërhyri Maradona.

Këshilla

“Djalosh, eja këtu”, ishin fjalët e para të Maradonës drejt Messit. Këshilla jetësore po vine nga njeriu që kishte shënuar gola të bukur nga gjuajta e lirë, si ajp në ndeshjen Napoli-Juventus.

Maradona vazhdoi… “Vendose topin këtu dhe më dëgjo mua. Mos e largo këmbën aq shpejt nga topi, ndryshe ai nuk do e dijë se çfarë ju dëshironi. Nuk ke nevojë ta trajtosh atë në mënyrë të veçantë, vetëm duhet ta bësh ta kuptojë atë çfarë ti dëshiron dhe ai do ta kuptojë pastaj”.

Diego Maradona dhe Lionel Messi duke punuar se si skuadra të ketë më shumë sukses gjatë një rivënie nga këndi (Foto: Getty Images)

Këto fjalë Messi i mori shumë seriozisht dhe nga ajo ditë ai gjuajti ndryshe gjuajtjet e lira, me një saktësi shumë të madhe. Kundërshtari i radhës është Malaga, në rast se bëhet gjuajte e lirë afër zonës, atëherë duhet të bëhemi gati për festën e golit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori