‘Kuqezinjtë’, kanë arritur edhe zyrtarisht t’i fitojnë shërbimet e mesfushorit Qendrim Sejdiu i cili së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Këtë lajm për Telegrafin e ka konfirmuar trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.


“Kemi arritur edhe zyrtarisht marrëveshje me Qëndrim Sejdiun. Ai sot ka ushtruar me skuadrën dhe tani gjithçka është kryer me sukses”, deklaroi Lushtaku.

“Jam i lumtur që e kam në skuadër, pasi është një lojtar shumë i mirë dhe do të na ndihmoj për t’i arritur objektivat”, përfundoi trajneri i mirënjohur kosovar, Tahir Lushtaku. /Telegrafi/

telegrafi sport app