Deri më tani atë e kanë kontaktuar dy klube, Drita dhe Feronikeli, me gjilanasit që duken shumë më serioz për ta afruar në shtëpinë bardh e kaltër gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Deri më tani kam biseduar me Dritën dhe Feronikelin. Mund të them që klubi i Dritës është treguar më serioz, por marrëveshje nuk kemi arritur ende”, deklaroi Sejdiu për Tribunën.
Ai qëndroi në skuadrën e Prishtinës për gjashtë muaj, pasi u transferua nga Feronikeli, ndërkohë më parë ka luajtur edhe për Hajvalinë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app