LAJMI I FUNDIT:

Sarri mund ta marrë drejtimin e Romës ose Fiorentinës

Sarri mund ta marrë drejtimin e Romës ose Fiorentinës
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri po lidhet me punën e trajnerit të Romës dhe Fiorentinës, por ka dy probleme me të cilat do të përballeshin klubet nëse do të duhej të shkarkonin trajnerët e tyre për të punësuar italianin.

Ish-menaxheri i Chelsea u shkarkua nga Juventusi këtë verë dhe Sarri ka ende dy vjet në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.

Aurelio Virgili, një nga miqtë e tij më të ngushtë, i ka thënë Tuttosport se lirimi i tij nga Juve dhe marrja e një pune tjetër këtë sezon nuk do të ishte problem për Sarrin.

Sarri do t’i kushtojë Juventusit plot 8.5 milionë euro duke qëndruar në shtëpi
Lexo po ashtu Sarri do t’i kushtojë Juventusit plot 8.5 milionë euro duke qëndruar në shtëpi

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, ka ende dy probleme që Fiorentina dhe Roma do të duhet të përballen nëse shkarkojnë trajnerët e tyre për të punësuar ish-trajnerin e Juventusit.

E para është paga e Sarrit: ai është në një marrëveshje 5.5 milionë euro në sezon me Zonjën e Vjetër, një tarifë që të dy klubet do të përtonin t’ia ofronin atij.

Pronari i ri i Romës Dan Friedkin thuhet se është i gatshëm të punësojë trajnerin e parë të epokës së tij, por shkarkimi i Paolo Fonseca është provuar i vështirë pasi klubi kohëve të fundit ka konfirmuar humbje prej 204 milionë eurosh.

Fiorentina nuk mundi të arrinte një marrëveshje ekonomike me Luciano Spallettin një vit më parë, kur ata shkarkuan Vincenzo Montella për të sjellë përfundimisht Beppe Iachini. Klubi Viola mund të përballet me të njëjtin problem me Sarrin.

Një problem tjetër është ngurrimi i trajnerit toskan për t’u bashkuar me një klub të ri kur sezoni po vazhdon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori