LAJMI I FUNDIT:

Santos i zhgënjyer me humbjen, por tregon se lojtarët e Portugalisë kanë qarë shumë pas eliminimit

Santos i zhgënjyer me humbjen, por tregon se lojtarët e Portugalisë kanë qarë shumë pas eliminimit

Kombëtarja e Porutgalisë është eliminuar nga Kampionati Evropian ‘Euro 2020’.

Belgët kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0 në 1/8 e finales ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Portugezët bën një ndeshje të madhe, por për fatin e tyre të keq pa arritur të shënojnë dhe tanimë nuk mund ta mbrojnë titullin e kampionit të fituar në verën e vitit 2016.

Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka treguar se nuk kishte parë kurrë më herët kaq shumë lojtarë të tij në lot pas ndeshjes.

“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim”, tha Santos.

Tekniku portugez deklaroi se nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen, pasi kishin 29 tentime drejt portës kundërshtare.

“Të paktën nuk e meritonim të humbnim këtë takim, pasi Belgjika me gjashtë goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentime goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar”, tha Santos.

“Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”, deklaroi tekniku portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori