LAJMI I FUNDIT:

Sami Sermaxhaj flet për detyrën e re te Malisheva: Skuadra, objektivat dhe përballja e parë me Ballkanin

Sami Sermaxhaj flet për detyrën e re te Malisheva: Skuadra, objektivat dhe përballja e parë me Ballkanin

Sami Sermaxhaj u konfirmua në krye të Malishevës në këtë fillim jave, duke zënë vendin e Arsim Thaqi që ishte trajner në dy vitet e fundit.

‘Timonieri’ që ka udhëhequr skuadra si Prishtina, Ramiz Sadiku, Ballkani dhe Drenica, në një intervistë për Telegrafin ka folur për arsyet se pse vendosi të marr drejtimin e Malishevës dhe objektivat që ka me këtë skuadër.

“Para se të shkoj kam pasur përshtypje të mira për Malishevën dhe kam besuar që skuadra ka cilësi dhe mund të performojë mirë. Synimi është që të paraqitemi sa më mirë në Superligë”.

“Më kanë pritur shumë mirë. Pasi që erdha, shkuam me skuadrën tri ditë në kompleksin Onix. Kjo periudhë na ndihmoi që të njihemi më mirë dhe nga afër. Kjo gjë na ka shërbyer shumë”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj për Telegrafin.

Në mesjavë Sermaxhaj do të debutojë me Malishëven, ku përballë do të ketë Ballkanin, skuadër që e ka stërvitur më parë. Ai flet me fjalë të mëdha për kundërshtarin e radhës i cili po shkëlqen edhe në Evropë.

“Ballkani ka bërë hapa gjigant. Unë isha atje para katër vitesh dhe iu desh kohë që të vinte në këtë nivel. Ata po performojë në Evropë një nivel më lartë se sa performohet në Superligë. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, pasi e dimë forcën e tyre dhe do të mundohemi ta minimizojmë, ndërsa në anën tjetër do të tentojmë t’i shfrytëzojmë mundësitë tona”, ka nënvizuar Sermaxhaj.

Tutje ai thotë se lufta për tri fronte do të jetë shumë e fortë nëë Superligë, si për titull kampioni dhe dalje në Evropë, po ashtu edhe për mbijetesë.

“Do të jetë një luftë e madhe, si për titull dhe Evropë, po ashtu edhe për mbijetesë. Për mbijetesë këtë vit siç po shihet nuk do të ketë skuadra si para dy vitesh kush ishte Besa, ndërsa vitin e shkuar Feronikeli e pastaj Ulpiana. Për këtë them se lufta do të jetë e ashpër. Skuadra që më ka befasuar paksa ka qenë Llapi, pasi kam pritur më shumë pikë nga ta, por zakonisht Llapi e nis në këtë mënyrë dhe pastaj këndellet. Për të mirë them që është Drenica, pasi e ka nisur vonë, si me tubimin e lojtarëve, po ashtu dhe më përgatitje, por ka marr pikë. Të tjerat besoj që janë brenda parashikimeve”, deklaroi Sermaxhaj.

Në fund trajneri u ndal edhe objektivat që ka me skuadrën që tashmë drejton, duke e nënvizuar faktin që synimi kryesor është paraqitja e mirë dhe stabile në Superligë.

“Ne duhet të jemi realist, pasi skuadra është e parafundit në renditje. Kështu ishte edhe Ballkani kur e mora, ndërsa njëjtë ishin edhe Prishtina dhe Drenica. Ka qenë grupi që më ka bindur, pasi mund të luajnë mirë dhe të marr rezultatet”.

“Do të luajmë pa presion dhe duam të performojmë mirë në Superligë. Në Kupë është gjithmonë garë interesante, do të tentojmë të paraqitemi sa më mirë, pasi duhet edhe fat në këtë garë. Por me këtë grup të lojtarëve që kam, sërish po them që mund të paraqitemi shumë mirë”, përfundoi Sermaxhaj.

Malisheva ka tubuar 7 pikë deri më tani në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori