LAJMI I FUNDIT:

Salma Hayek publikon fotografi nga e kaluara, në të cilat pozon krejtësisht e zhveshur

Salma Hayek publikon fotografi nga e kaluara, në të cilat pozon krejtësisht e zhveshur
Foto: Salma Hayek/Instagram

Salma Hayek, aktorja e njohur e Hollivudit, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një seri fotografish ku shfaqet e zhveshur.

Ajo shfaqi nostalgji, duke u kthyer pas në kohë dhe duke ndarë me publikun disa momente intime nga e kaluara e saj.


Në llogarinë e saj personale në Instagram, ku ndjekësit i kalojnë me miliona, Hayek ka postuar disa fotografi ku pozon nudo dhe e shtrirë në shtrat.

Foto: Salma Hayek/Instagram

Imazhet, që janë fotografuar në një stil artistik dhe me shumë klas, krijojnë një ndjenjë të fortë të elegancës dhe bukurisë natyrore.

Ylli i filmit “Frida” ndau fotografitë e vjetra dhe në përshkrimin e postimit të saj shkroi mendimthënie të cilat përcillnin një mesazh reflektues: “Disa thonë që kurrë të mos shikosh mbrapa, por nganjëherë është pamja më e mirë.”

Foto: Salma Hayek/Instagram

Postimi i Salma Hayek ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave, duke bërë bujë në internet.

Komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar nga të gjitha anët, duke treguar se edhe pas kaq vitesh në industri, Hayek vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe me ndikim në botën e showbiz-it. /Telegrafi/

Foto: Salma Hayek/Instagram