Salihu: Serbia nuk mundet të na pengojë

Sipas Salihit, nëse Serbia do të vendoste për Kosovën atëherë ky shtet nuk do të ekzistonte e as të luante futboll.
“Deklaratat e tyre janë shqetësuese jo vetëm për futbollin, por edhe për sportin në përgjithësi. Serbët nuk janë të vetëdijshëm për atë që deklarojnë, pasi deklarata e Karaxhiqit bie ndesh me ligjet e futbollit dhe dy organizatave më të mëdha, FIFA dhe UEFA. Është absurde të kërkojnë të na pengojnë neve, kur të gjithë e dinë se ata nuk kanë të bëjnë me ne. Ky është një kapitull i mbyllur, absolutisht. Serbia nuk pyetet për Kosovën. Po sikur të pyetej ne nuk do të ekzistonim e as të luanim futboll”, ka thënë Salihi për “Epokën e re”.
Eroll Salihi ka treguar se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk janë duke “fjetur”, por duke punuar shumë që të gjendet një zgjedhje për futbollin e Kosovës.
“Kemi bërë dhe po vazhdojmë të bëjmë çmos që FIFA dhe UEFA ta bëjnë një zgjedhje për neve deri në momentin kur pranohemi me të drejta të plota”, ka deklaruar Salihi.
Siç dihet, Kosovës i është lejuar zhvillimi i ndeshjeve miqësore dhe që në ndeshjen e parë Kosova e ka dhënë provimin ndërkombëtar për organizmin e shkëlqyeshëm në ndeshjen ndaj Haitit (0-0).



















































