“Më parë Tirana kishte një skuadër më cilësore se Skënderbeu sot, por kur futeshim në fushë, futeshim si inferiore kundrejt skuadrave evropiane e nuk kishim besim në cilësitë tona, ndërsa Skënderbeu ka ekip modern e perëndimor. Berisha dhe Latifi nuk duan t’ia dinë se me kë po luajnë dhe se kë kanë përballë. Ata hyjnë në fushë njësojë dhe bëjnë atë që dinë te bëjnë më mirë: dribling, vrap dhe asist. Janë më të çliruar psikologjikisht se lojtarët e disa viteve më parë”, tha Salihi për panoramasport.

I pyetur se aj janë gati Berisha dhe Latifi për Kombëtare ai u përgjigj se kanë shumë kualitet, duke vlerësuar lartë Latifin. “Janë shumë të talentuar. Berisha është shumë i zoti, ndërsa Latifi është futbollisti më i talentuar që unë kam parë viteve të fundit. Ka një prekje të topit që të befason”, nënvizon Salihi.
 

telegrafi sport app