LAJMI I FUNDIT:

Salah votohet bindshëm si lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, lë mbrapa yje si Messi dhe CR7 (Foto)

Salah votohet bindshëm si lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, lë mbrapa yje si Messi dhe CR7 (Foto)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është votuar si lojtari më i mirë i javës së tretë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjet e vlefshme për grupe.

Ylli i Liverpoolit është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së tretë në Ligën e Kampionëve, duke u votuar për të dytën herë si më i mirë pasi epitetin e njëjtë e mori edhe në javën e parë.


Anësori egjiptian pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren 7-0 ndaj Mariborit në udhëtim, dhe kjo paraqitje e tij bëri që të lë mbrapa në garë shumë yje.

Zyrtare: Salah, lojtari më i mirë i javës së parë në Ligën e Kampionëve nga UEFA (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Salah, lojtari më i mirë i javës së parë në Ligën e Kampionëve nga UEFA (Foto)

Salah në ndeshje ndaj Mariborit shënoi dy gola, bëri një asistime dhe kishte katër goditje në drejtim të portës.

Këto statistika bënë që votuesit e UEFA.com ta zgjedhin atë si lojtari më të mirë të javës, duke e fituar këtë epitet bindshëm.

Votat e lojtarit të javës

Egjiptiani fitoi 51 për qind të votave, duke larg pas vete sulmuesin turk të Besiktasit, Cenk Tosun, i cili u votua me 33 për qind.

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, Xhaka në mesin e më të mirëve (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, Xhaka në mesin e më të mirëve (Foto)

Vendi i tretë shkoi për holandezin e Spartakut të Moskës, Quincy Promes, i cili mori 7 për qind të votave, ndërsa Lionel Messi ishte vetëm i katërti me 4 për qind.

Poshtë pesëshes më të mirë përfunduar edhe yjet të mëdha si Cristiano Ronaldo me 2 për qind dhe Eden Hazard e Neymar me nga 1 për qind të votave. /Telegrafi/

Votat e lojtarit të javës: