LAJMI I FUNDIT:

Salah: Real Madrid? Ndihem i lumtur te Liverpooli

Salah: Real Madrid? Ndihem i lumtur te Liverpooli
Mohamed Salah (Getty Images)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah këmbëngul se nuk është i shqetësuar nga interesimi i Real Madridit duke thënë se ndihet i lumtur në Angli.

Salah shënoi katër herë dhe asistoi në një gol tjetër në fitoren e djeshme (e shtunë) ndaj Watfordit me rezultat 5-0 dhe me këtë ka shtuar edhe më shumë reputacionin e tij këtë sezon.


Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, ka folur për mundësinë që Salah të transferohet te Reali këtë verë, edhe duke e përkrahur këtë mundësi.

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah do ishte nënshkrim i mirë për Real Madridin
Lexo po ashtu Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah do ishte nënshkrim i mirë për Real Madridin

Por, sulmuesi anësor këmbëngul se nuk është i interesuar për këtë lëvizje dhe ndihet i lumtur në Anfield që nga dita e parë.

Salah po çmend të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon (Getty Images)

“Në Chelsea nuk luaja, kështu që nuk i kam marrë shanset e mia. U kam thënë të gjithë miqve të mi, mendoj se edhe në shumë intervista kam thënë se kam dashur të kthehem”, ka thënë fillimisht Salah për ESPN Brasil.

“Ndjej se kjo ligë i përshtatet stilit tim të lojës. Më pëlqen të luaj në Ligën Premier”.

Liverpooli ia tregon Realit çmimin e Salahut  
Lexo po ashtu Liverpooli ia tregon Realit çmimin e Salahut  

“Unë kam thënë që nga dita e parë këtu që jam i lumtur këtu në Liverpool dhe dua të tregoj kapacitetin e futbollit tim këtu”.

“Duke shikuar tek unë tani dhe pesë vjet më parë shihet se gjithçka ka ndryshuar – mentalisht, fizikisht, gjithçka”, përfundoi ylli egjiptian. /Telegrafi/

Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin
Lexo po ashtu Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin