Salah kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Leicesterit (Video)

Liverpooli ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Leicester City.
Është anësori sulmues egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka shënuar me kokë për 1-0.
Goli i Salah erdhi në minutën e 16 pas një asistimi perfekt të Philippe Coutinhos.
Vlen të theksohet se ky ishte goli i gjashtë sezonal për egjiptianin apo i katërti në Ligën Premier. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x61qwii

Nga
Telegrafi
23/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































