Problemet me te cilat po përballët pronari i Llamkos Kosovës, Jeton Sadiku, e kanë detyruar këtë të fundit që deri në muajin qershor të mos merret me klubin. Edhe pse për momentin ai gjendet në paraburgim, Sadiku ka autorizuar Abdullah Kelmendin, ish- sekretarin e klubit të kontaktojë drejtoreshën për sport në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, raporton SportPlus.

“Përshëndetje e nderuara Shpresa Rama. Situata e tanishme pas arrestimit të Jeton Sadikut, nuk na mundësoj takimin e paraparë më datën 27.12. 2014, ku kishim paraparë të vendosim për të ardhmen e klubit dhe për daljen me vendim apo njoftim para datës 10 janar, ku e kemi pasur obligim të njoftojmë Kuvendin Komunal për të ardhmen e klubit. Arrestimi i pronarit tashmë neve nuk na lejon të marrim ndonjë vendim për të ardhmen e klubit. Ky është për momentin vetëm një njoftim deri në daljen në liri të pronarit. Mbesim me shpresë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, shkruhet në letrën që do t’i dërgohet Ramës.


Sadiku u arrestua ditë më parë, derisa i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimeve se kishte falsifikuar disa dokumente. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app