LAJMI I FUNDIT:

Rritja e jashtëzakonshme e Zymer Bytyqit: Një vit më parë vlente 800 mijë, tani vlera e tij është 5,5 milionë euro

Rritja e jashtëzakonshme e Zymer Bytyqit: Një vit më parë vlente 800 mijë, tani vlera e tij është 5,5 milionë euro

Zymer Bytyqi është njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës vitet e fundit.

Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Superligën e Turqisë me Konyasporin.


Bytyqi ka marrë pjesë në 15 gola të Konyas këtë edicion, duke realizuar tetë prej tyre dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.

Padyshim që lipjanasi ka qenë lojtari kyç i klubit turk që ka arritur suksesin më të madh duke u renditur në vendin e tretë në kampionat.

E forma e jashtëzakonshme e tij është vlerësuar edhe nga faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve ‘Transfermarkt.de’.

25-vjeçarit tani i është rritur vlera në 5,5 milionë euro 4,2 sa e kishte tre muaj më parë.

Por rritja e Bytyqit ka ndodhur për një vit, pasi në momentin që nënshkroi për klubin turk nga Viking ai vlente vetëm 800 mijë euro.

Sigurisht që kjo rritje është falë punës së madhe që ka bërë futbollisti me klubin, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës ku po luan rregullisht.

Gjithsesi falë formës së mirë dhe rritjes së vlerës, vështirë të besohet se Bytyqi do të vazhdojë te Konya edhe për një vit, pasi ai është vërshuar nga ofertat nga klube shumë të respektuara evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori