LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Rodgers për infektimin me coronavirus: Nuk mund të ecja as 10 metra

Rrëfimi i Rodgers për infektimin me coronavirus: Nuk mund të ecja as 10 metra
Brendan Rodgers (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Brendan Rodgers ka bërë të ditur se kishte dalë pozitiv në testimin për coronavirus në muajin prill, duke u bërë kështu trajneri i dytë pas Mikel Artetas që konfirmon se e ka pasur sëmundjen.

Trajneri i Leicester Cityt ka rrëfyer se kishte filluar të mos ndihej mirë dy javë pas pezullimit të kampionatit anglez, ndërsa i kishte humbur ndjenjën e shijes dhe nuhatjes, si edhe kishte pasur dispne (frymëzënie) akute.


Rodgers, i cili ka treguar se edhe gruaja e tij, Charlotte, e ka pasur virusin – do të vazhdojë testimin dy herë në javë, njësoj sikurse edhe lojtarët dhe stafi i klubit – që është pjesë e projektit të rifillimit të Ligës Premier me datën 17 qershor.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Më e çuditshmja ishte nuhatja dhe shija. E han darkën dhe nuk mund të shijosh as nuhatësh asgjë. Kjo ishte gjëja më e madhe”.

“Pastaj e humb forcën. Nuk mund të ecësh as 10 metra pa u mbushur frymë. Më është dukur njësoj si kur jam ngjitur në Mount Kilimanjaro në vitin 2011. Kur arrin në një lartësi të caktuar, ecën dhe e ke të vështirë të marrësh frymë”.

“Herën e parë kur u përpoqa të ushtroj, nuk mund të vrapoja as 10 metra. Vërtet më rrëzoi, por fatmirësisht nuk ishte aq serioz sesa te shumë njerëz të tjerë”.

“Kokëdhimbja, është ndryshe. Kokëdhimbja që kisha, ishte e izoluar në njërën anë të kokës. Mendova: ‘Nëse nuk e kam, çfarë mund të jetë kjo’, prandaj e bëmë testin”.

“Gruaja ime filloi t’i vërente efektet rreth një javë pas meje. Thjesht e dinim se duhej ta kishim. Fatmirësisht arritëm t’i bënim disa teste, 21 ditë pasi unë kisha filluar të ndihem keq. Kur i bëmë testet zbuluam se i kishim antitrupat”, ka rrëfyer 47-vjeçari për BBC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori