LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati shprehet e revoltuar që nuk u ftua në “Festivalin e Këngës”: Veprime skuthe, më keni përcjell neveri

Ronela Hajati shprehet e revoltuar që nuk u ftua në “Festivalin e Këngës”: Veprime skuthe, më keni përcjell neveri

Mbrëmë (e hënë) ka nisur edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH me shumë artistë të njohur e të rinj pjesëmarrës.

Por, fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës”, Ronela Hajati nuk u ftua këtë vit të performonte këngën “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.


Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja u shpreh e revoltuar duke thënë që mospërfshirja e saj në këtë edicion nuk e heq dot suksesin që kënga ka arritur.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Tutje në shkrim, Ronela e cila nuk u përfshi as në siglat e festivalit e quajti prouksionin ‘drejtim mediokër me veprime skuthe’ duke thënë se ndjen neveri për veprimet e tyre.

Më poshtë postimi i plotë i Ronela Hajatit:

Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën. Po, unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet. “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë! Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzzuar për këtë nuk mund të jem! RTSH drejtim mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye! Të t’ju shaj? Kurrë! Nuk ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjell! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë”

/Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori