LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Vinicius Jr. do të doja ta shihja në Valladolid

Ronaldo: Vinicius Jr. do të doja ta shihja në Valladolid
Vinicius Junior (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Vinicius Jr. mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Real Madridit.

Sulmuesi i ri i madrilenëve, mund të huazohet te klubi i Valladolidit për të fituar më tepër përvojë si lojtar.


Por, edhe pronari i skuadrës spanjolle, Ronaldo ka thënë se po synon që ta sjellë talentin brazilian.

Vinicius Junior (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Madje, ish-futbollisti i Los Blancos ka pohuar të ketë biseduar me presidentin e kampionit evropian, Florentino Perez.

“E kam pyetur Perezin nëse mund ta kemi atë, por duket se mund të jetë e vështirë. Nuk i kemi paratë për një marrëveshje të përhershme, por sigurisht se do të doja ta shihja Viniciusin te Valladolidi”, ka thënë Ronaldo.

Cafu: Vinicius Jr mund ta zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi
Lexo po ashtu Cafu: Vinicius Jr mund ta zëvendësojë Ronaldon te Real Madridi

Ky i fundit, kujtojmë se në shtator kishte blerë 51 për qind të aksioneve te klubit spanjoll.

Ndryshe, 18-vjeçari deri më tani është paraqitur në katër raste për Realin dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/