LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregoi muskujt, Benzema luajti në piano, disa u argëtuan me miq, të tjerët me të dashurat – si e kaluan fundjavën yjet e Realit (Foto)

Ronaldo tregoi muskujt, Benzema luajti në piano, disa u argëtuan me miq, të tjerët me të dashurat – si e kaluan fundjavën yjet e Realit (Foto)

Futbollistët e Real Madridit e kanë shijuar fundjavën që lamë pas në mënyrën më të mirë, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit (që zhvillohet të shtunën).

Trajneri Zinedine Zidane u ka dhënë pushim lojtarëve të tij, pasi e fituan titullin e kampionit të Spanjës.


Nga e majta: Lucas Vasquez, Macarena Rodriguez, Pilar Rubio, Sergio Ramos, Keylor Navas, Andreas Salas dhe dy miq të tyre (Instagram)

Kapiteni Ramos duke u puthur me të dashurën e tij, prezantuesen Pilar Rubio, me të cilën ka dy fëmijë (Instagram)

Portieri Navas publikoi një foto romantike me gruan e tij, Andreas Salas (Instagram)

Sergio Ramos, Lucas Vasquez dhe Keylor Navas i kanë shijuar disa gota vere me partneret e tyre në Madrid.

32-vjeçari i tregoi muskujt e tij (Instagram)

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është relaksuar në jaht, ndërsa në fundjavën që vjen do të përpiqet ta fitojë për të katërtën herë garën më të madhe evropiane për klube.

James postoi një fotografi ku kishte pozuar vetëm (Instagram)

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, është rrezitur pranë një pishine.

Benzema duke luajtur piano në shtëpinë e tij në Madrid (Instagram)

Sulmuesi francez, Karim Benzema, tregoi se ka shumë talente duke luajtur piano në shtëpi.

Morata postoi një foto me të dashurën (Instagram)

Futbollisti spanjoll, Alvaro Morata, po ashtu doli në det, por vetëm me të dashurën e tij, modelen dhe dizajneren, Alice Campello.

Danilo dhe Marcelo (majtas) duke treguar aftësitë e tyre (Instagram)

Kovacic (në mes) duke u argëtuar me miqtë (Instagram)

Brazilianët Danilo dhe Marcelo luajtën ‘Teqball’, ndërsa kroati Mateo Kovacic ishte i disponuar në një pishinë të pazakontë me disa miq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori