LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo rrezikon të dënohet për gjestin e bërë ndaj Atletico Madridit

Ronaldo rrezikon të dënohet për gjestin e bërë ndaj Atletico Madridit
Ronaldo (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në hetim për gjestin e pahijshëm që bëri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Ai rrezikon të dënohet nga kjo garë që ndodhet tashmë në fazën çerekfinale.


UEFA vendosi të nis hetimet për lojtarin portugez pas veprimeve në fushë, në fund të ndeshjes ku Juventusi mundi 3-0 Atletico Madrid me golat e portugezit.

Ronaldo (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Analistët vlerësojnë se ndryshe nga gjesti i trajnerit të Atleticos, Diego Pablo Simeone, që shpëtoi me 20 mije euro gjobë, portugezi Ronaldo penalizohet për faktin se e bëri këtë gjë përballë tifozëve të skuadrës mike.

Simeone ishte mbrojtur duke thënë se veprimi i tij kishte lidhje vetëm me skuadrën e tij dhe se nuk e ka ofenduar askënd.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Kjo gjë për UEFA-n nuk vlen siç duket në rastin e Ronaldos.

Rregullorja e UEFA-s është e qartë në këtë pikë; provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me ndeshje moslojë. /Telegrafi/