Cristiano Ronaldo ka lansuar një aplikacion të ri video-loje në të cilin përdoruesit duhet të ikin nga një paparazzi.

Loja me titull “Super Stars”, ka një version digjital të Ronaldos, i cili me një skateboard tenton t’i ikë një fotoreporteri trashalluq.

Portugezi është i famshëm për zgjerimin e brendit të tij edhe jashtë futbollit pasi tashmë ka lansuar orë dhe veshje të brendshme në emër të tij. /Telegrafi/