LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo është lëshuar në shtëpi pas katër ditësh në spital

Ronaldo është lëshuar në shtëpi pas katër ditësh në spital
Celina Locks dhe Ronaldo (Foto: Getty Images)

Legjenda braziliane, Ronaldo, është larguar nga spitali në Ibiza, ku kishte qëndruar nga dita e premte.

41-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spital të premten, ndërsa më pas ishte shtrirë në një klinikë private.


Ronaldo (Foto: Getty Images)

Fillimisht ishte dyshuar se ai po vuante nga pneumonia, mirëpo në një njoftim të hënën, Ronaldo ka thënë se ishte thjeshtë një ftohje e rëndë.


Pneumonia është një infeksion në njërën ose të dy mushkëritë. Mund të shkaktohet nga bakteret, viruset apo kërpudhat. Pneumonia bakterore është forma më e shpeshtë te të rriturit. Pneumonia shkakton inflamacion (ndezje) në qeskat e ajrit në mushkëri që quhen alveola. Në këtë rast, alveolat mbushen me fluide ose qelb duke e vështirësuar kështu frymëmarrjen.


“Miq, kam pasur një formë të rëndë të ftohjes në Ibiza dhe mu desh të shtrihesha në spital të premten, mirëpo tash gjithçka është në rregull. Nesër (e martë) do të lëshohem dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet!”, kishte shkruar ai në Twitter.

Lajmet për RONALDON
Lexo po ashtu Lajmet për RONALDON

Ndërsa mëngjesin e të martës është lëshuar nga spitali dhe këtë e ka konfirmuar vet ish-futbollisti.

“Përshëndetje të gjithëve! Tashmë jam në shtëpi pas disa ditësh në klinikë. Faleminderit për dashurinë dhe komentet, dhe shumë falënderime për ekipin e mjekëve dhe infermierëve”.

“Faleminderit dashuria ime Celina Locks që më qëndrove pranë”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori