LAJMI I FUNDIT:

“Ronaldo është këtu” – tifozët e Unitedit ngrenë pankartën e CR7 në ndeshjen kundër Wolves

“Ronaldo është këtu” – tifozët e Unitedit ngrenë pankartën e CR7 në ndeshjen kundër Wolves
(Foto: Screenshot/Twitter)

Cristiano Ronaldo akoma nuk ka debutuar për Manchester Unitedin, mirëpo tifozët e kanë bërë të qartë se e kanë pritur krahëhapur rikthimin e tij.

Superylli portugez bëri një transferim sensacional këtë verë duke vendosur të largohet nga Juventusi dhe u kthye në Old Trafford.


Megjithatë, tifozët duhet të presin për debutimin e 36-vjeçarit pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

Ndërkaq, në ndeshjen e parë të Djajve të Kuq pas transferimit të Ronaldos (kundër Wolverhampton Wandereres), mbështetësit e Unitedit ia kanë bërë të qartë mikpritjen CR7.

Në Molineux Stadium ku është zhvilluar takimi ndërmjet Wolves dhe United është ngritur pankarta me figurën e Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)