LAJMI I FUNDIT:

Roma e sheh Reteguin si zëvendësuesin adekuat të Abraham, nisin kontaktet mes palëve

Roma e sheh Reteguin si zëvendësuesin adekuat të Abraham, nisin kontaktet mes palëve

Mateo Retegui ka bërë për vete të gjitha skuadrat e mëdha italiane, pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Kombëtaren e Italisë.

Sulmuesi argjentinas me pasaportë italiane ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para me fanellën e Azzurëve duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane.


23-vjeçari është i huazuar te Tigre nga Boca Juniors, derisa skuadra e tij aktuale ka mundësinë e blerjes për vetëm 2,5 milionë euro.

Retegui duket se po kalon muajt e fundit në Argjentinë pasi pritet transferimi në Evropë, ku Inter, Milan, Juventus, Roma, Atalanta por edhe Atletico Madrid janë vënë pas tij.

Calciomercato ka raportuar se Roma ka bërë hapa para për të nënshkruar me sulmuesin, duke kontaktuar tanimë drejtuesit e klubit argjentinas Tigre.

Giallorosët janë duke menduar shitjen e Tammy Abraham dhe Retegui shihet si zëvendësuesi adekuat i sulmuesit anglez në Olimpico.

Mbërrijnë pesë oferta për sulmuesin Mateo Retegui
Lexo po ashtu Mbërrijnë pesë oferta për sulmuesin Mateo Retegui

Kryeqytetasit italianë janë duke përshpejtuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe.

Tigre pritet ta blej fillimisht yllin e ri nga Boca Juniors për 2,5 milionë euro, derisa për largimin e tij synon të fitojë rreth 25 milionë në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori