Roma ka barazuar në shtëpi me Torinon me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Reklama

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.

Në pjesën e dytë, dy ekipet u angazhuan më shumë, por ishin mysafirët ata që i morën tri pikë në fund.

Ishte minuta e 55-të e takimit, kur Wilfried Singo asistoi te Karol Linetty, që realizoi për 1-0.

Roma u mundua deri në fund që nga ky takim të largohej me një pikë, por Andrea Belotti fillimisht dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 90+1-të – derisa Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq.

Reklama

Vendasit nuk u dorëzuan edhe pas asaj situate, pasi i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Nemanja Matic (90+4′).

Reklama

Pas javës së 15-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të kenë punë me Bolognan. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore