Bardh e kaltrit e kanë harruar eliminimin nga Kupa e Kosovës dhe synojnë që të shënojnë fitoren e dytë në edicionin pranveror në kampionat për të vazhduar rrugën drejt titullit.

Mbrojtësi Viktor Kuka tregon për Telegrafin se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë përgatitur për këtë ndeshje ku synojnë fitoren.


“Jemi të përgatitur mjaftë mirë për këtë takim. Eliminimin nga Kupa e kemi lënë pas dhe përqendrimi ynë është në kampionat. Ajo humbje nuk do të ndikoj në lojën tonë. Synimi i Prishtinës si gjithmonë është fitorja dhe besoj se do ta arrijmë këtë ndaj Trepçës”, tha Kuka.

Ndërkohë sulmuesi i ‘xehetarëve’, Fiton Hajdari, deklaroi se të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij janë si finale dhe do t’i sulmojnë të gjithë kundërshtarët që do të kenë përballë.

“Për ne çdo ndeshje është si finale. Ne do të udhëtojmë drejt Prishtinës për të luajtur futboll të hapur dhe natyrisht që do të sulmojmë. Ne shkojmë për tri pikë atje por në fund mjafton që mos të pësojmë humbje. Besoj që do të largohemi nga pozita ku ndodhemi aktualisht”, tha Hajdari.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera që do të zhvillohen ditën e shtunë janë ato mes Feronikelit dhe Vëllaznimit si dhe Istogut dhe Drenicës. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët e javës së 17-të:

E shtunë – Ora 13.00

Feronikeli – Vellaznimi - (SUPERSPORT KOSOVA)
Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Meriton Berisha Bajram Gashi

Prishtina – Trepça
Gramos Shala, Besnik Morina Jakup Musolli Besfort Kosumi

Istogu – Drenica
Mervan Bejtullahu, Benon Kepuska ,Selami Haziri, Besnik Batalli

E diel Ora 13.00

Trepça ‘89 – Kosova (V) - (SUPERSPORT KOSOVA)
Burim Jahmurataj, Lumturie Muhadri, Fatmir Sekiraqa, Artan Tahiri
Besa – Ferizaj
Nazmi Rraci, Erdoan Baliqi, Bekim Rama, Selim Isufi

E hënë – Ora 13.00

Hajvalia – Drita - (SUPERSPORT KOSOVA)
Ilir Shuleta, Driton Preniqi, Ramadan Hyseni, Hajriz Hajdari. 

telegrafi sport app