LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon barkun e tonifikuar rrugëve të Sydneyt pasi kryen palestrën me motrën e saj Elena

Rita Ora tregon barkun e tonifikuar rrugëve të Sydneyt pasi kryen palestrën me motrën e saj Elena

Rita Ora shijoi një stërvitje në mëngjes në Sydney të hënën përpara detyrave të saj në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, ishte e gjitha e buzëqeshur teksa u largua nga seanca e djersitjes e shoqëruar nga motra e saj Elena, e cila vepron edhe si menaxhere e saj, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” tregoi fizikun e saj të tonifikuar atë ditë e veshur me një bluzë të zezë me monogram dhe geta sportive që shfaqnin figurën e saj mahnitëse trupore.

Rita, e cila është trajnerë në “The Voice Australia”, dukej në gjendje të mirë teksa vuri në pah barkun e saj të tonifikuar gjatë rrugës.

Rita Ora publikon fotografi nga koha kur me familjen e saj vizitonin Rugovën
Lexo po ashtu Rita Ora publikon fotografi nga koha kur me familjen e saj vizitonin Rugovën

Këngëtarja e martuar së fundmi zgjodhi t’i lidhë flokët e saj bionde në një topuz për atë pamje dhe mbajti një profil të ulët me syze dielli të errëta.

Rita së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj me origjinë nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

Ajo tha së fundmi në një intervistë për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja ceremoninë private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”.

Rita Ora duket elegante me pantallona leopardi dhe xhaketë të zezë, ndërsa fotografohet në Sydney
Lexo po ashtu Rita Ora duket elegante me pantallona leopardi dhe xhaketë të zezë, ndërsa fotografohet në Sydney

Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës, me Ritën që shpjegoi: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”.

Këngëtarja konfirmoi në janar se ajo dhe regjisori Taika ishin kurorëzuar zyrtarisht.

Duke folur në një intervistë për Heart Radio Breakfast në atë kohë, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin tim të ri [You Only Love Me] po aktroj në atë që mund të ishte [dasma ime]”, tha Rita Ora.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.

“Më falni që nuk ishte aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”, tha 32-vjeçarja.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të emrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.

Rita ndodhet në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori