LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon aftësitë në vallëzim teksa pastron dhëmbët gjatë realizimit të një video argëtuese në TikTok

Rita Ora tregon aftësitë në vallëzim teksa pastron dhëmbët gjatë realizimit të një video argëtuese në TikTok

Rita Ora tregoi anën e saj gazmore teksa kërcente rreth banjës së saj ndërsa pastronte dhëmbët në një TikTok të postuar të mërkurën (4 maj).

Këngëtarja, 31-vjeçe, u argëtua nga tingujt viral të Louis Theroux që u ripërpunuar nga Duke & Jones.


Duke e ndarë postimin me 2.1 milionë ndjekës në platformë, ajo dukej në formë mahnitëse, shkruan DailyMail.

Në klip, Rita thjesht filloi duke pastruar dhëmbët e saj, përpara se të dëgjonte Louis të fillonte interpretimin e tij të “My Money Don’t Jiggle, Jiggle, It Folds”.

Më pas, këngëtarja e “Let You Love Me” u zhvendos tek audio, me furçë dhëmbësh ende në dorë, duke treguar lëvizjet e saj zbavitëse.

Rita dukej se argëtohej duke lëvizur rreth audios, e cila është përdorur në rreth një milion video të TikTok, duke përfshirë të famshëm të tjerë si yjet e Riverdale, Lili Reinhart, Camila Mendes dhe Madelaine Petsch.

Gjyqtarja e “Masked Singer” shihet e veshur në të zeza me flokët kaçurrela të theksuar, teksa mbante edhe një gjerdan, byzylykë si dhe unaza.

Kujtojmë që Rita së fundmi shpërtheu në lot teksa foli për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit gjatë episodit të së mërkurës në emisionin hit.

Mungoi në "Met Gala 2022", Rita Ora kujton disa nga dukjet e saj ndër vite përmes imazheve në Instagram
Lexo po ashtu Mungoi në "Met Gala 2022", Rita Ora kujton disa nga dukjet e saj ndër vite përmes imazheve në Instagram

Këngëtarja u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, teksa foli për betejën me kancerin e nënës së saj.

“Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit…” u tha trajnerëve Aleisha, 26 vjeç, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë time” në këngën e saj.

Ndërsa nëna e Ritës, Vera, u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, ylli i muzikës foli për këtë vetëm vite më vonë. /Telegrafi/

@ritaora Toilet raver #fyp #foryoupage ♬ My money dont jiggle jiggle – Duke & Jones

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori