LAJMI I FUNDIT:

Mungoi në “Met Gala 2022”, Rita Ora kujton disa nga dukjet e saj ndër vite përmes imazheve në Instagram

Mungoi në “Met Gala 2022”, Rita Ora kujton disa nga dukjet e saj ndër vite përmes imazheve në Instagram

Mbrëmë (e hënë) u mbajt ai që njihet si eventi më i madh i modës në botë “Met Gala” me shumë yje të ftuar që parakaluan me veshjet e tyre mbresëlënëse në tapetin e kuq.

Ajo që u vu re ishte mungesa e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila u bë pjesë e tij për vite me radhë.

Derisa nuk dihen arsyet e vërteta të mungesës së saj këtë vit, 31-vjeçarja nuk ka lënë pa rikujtuar disa prej paraqitjeve të saj në “Met Gala” të viteve të kaluara.

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja e shumë hiteve postoi disa imazhe teksa shkroi: Momente nga Met Gala, zgjidhe karakterin tënd.

Ndërsa, kujtojmë që ndryshe nga vitet të tjera, në të fundit atë të viti 2021 Rita mori pjesë së bashku me të dashurin e saj aktual, Taika Waititi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkaq, Rita ka vazhduar t’i mbaj të informuar fansat e saj në rrjetet sociale për çdo lëvizje të saj.

Të pakënaqur me rroga, trajnerët e "The Voice Australia" kërkojnë nga 950 mijë euro secili që të mos largohen nga shfaqja vitin tjetër
Lexo po ashtu Të pakënaqur me rroga, trajnerët e "The Voice Australia" kërkojnë nga 950 mijë euro secili që të mos largohen nga shfaqja vitin tjetër

Këngëtarja e “Anywhere” së fundmi ka shijuar disa ditë të mira pushimi me nënën dhe motrën e saj në Hawaii.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, theksojmë që disa nga yjet që këtë vit morën gjithë vëmendjen ishin Kim Kardashian me fustanin e Marilyn Monroe, Kylie Jenner me fustan nusëri dhe Blake Lively me një veshje që iu transformua në mënyrë dramatike duke marrë formë dhe ngjyrë tjetër gjatë tapetit të kuq. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori