Është bërë e ditur se Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave ‘Invictus Games 2023’ që organizohen nga Princi Harry.
Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator, shkruan DailyMail.
Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.
Lojërat Invictus janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë të luftave.
Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.
Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, dhe ylli me origjinë nga Kosova mori pjesë në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle në vitin 2018.
Në një intervistë të vitit 2019 për Entertainment Tonight, ajo tha se ai ishte ‘princi i lezetshëm dhe argëtues’, duke shtuar se ajo dhe miqtë e saj ishin rritur duke dashur të ‘shoqëroheshin’ me Princin Harry.
“Është në kulturën tonë, sikur Princi Harry është i paprekshëm”, vazhdoi ajo. “E dini, është një gjë e vërtetë”, tha Rita.
Rita Ora ka performuar më parë në një koncert të vitit 2019 për organzatën bamirëse “Sentebale” të Princit Harry.
Në një video-mesazh të regjistruar në rezidencën e tij në Montecito për lojërat e ardhshme Invictus, Harry tha: “Do të jenë lojërat më të mira ndonjëherë”.
Ai vlerësoi gjithashtu konkurrentët për hedhjen e hapit të radhës në ‘udhëtimin e tyre shërues’ dhe këmbënguli se ngjarja, të cilën ai e quajti një ‘shtëpi respekti’, është pjesë e tij.
Duke buzëqeshur në telefonatën virtuale, ai tha: “Shpresoj të jeni të emocionuar dhe ndoshta pak nervoz. Unë jam të dyja. Por mezi pres t’ju shoh të gjithëve dhe të kem të gjithë komunitetin sërish bashkë. Ka kaluar shumë kohë”.
Duke iu drejtuar sportistëve ai tha: “Ju jeni të gjithë në pjesë të ndryshme të rrugëtimit tuaj shërues’ përpara se të shtonte: ‘Ne të gjithë jemi – do të jemi gjithmonë’”.
“Uroj fat për javët e mbetura, argëtohuni, ju pres me padurim. Të jesh nervoz është një gjë e mirë. Kemi 21 kombe këtë vit dhe mezi presim të kemi të përfaqësuar çdo kontinent. Përveç Antarktidës – por ende po punohet për këtë”, tha ai duke qeshur.
“Faleminderit për shërbimin tuaj, për angazhimin tuaj, vendosmërinë tuaj për të arritur në këtë pikë. Do të argëtohemi shumë dhe po, e presim me padurim. Jemi gati t’ju presim. Do të jenë lojërat më të mira ndonjëherë, lojërat më të mira deri më tani”.
Harry thuhet se do të jetë në Dusseldorf për të gjithë ndeshjet. Meghan pritet të marrë pjesë në gjysmën e tyre, përfshirë fjalimin e Harryt në ceremoninë e mbylljes, ku do të performojë edhe Rita. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2024: Data, ora e deri te lista e të ftuarve
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya janë bashkëkryesuesit e Met Gala 2024
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'