Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Muajin e kaluar këngëtarja shqiptare pati një perfomancë madhështore në kryeqytetin kosovar të Prishtinës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.


Ajo po thyen rekorde me këngën e fundit "For You", të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Liam Payne, i cili deri më tani është shikuar rreth 69 milionë herë në YouTube.

ritaora 28157779 360822197660946 7336631897730056192 n

Por, pas shumë vitesh të mungesës së një albumi të ri muzikor, duket se kësaj po i vjen fundi.

Këngëtarja së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në një studio muzikore.

ritaora 28158613 170412803752933 294929279592955904 n

Bukuroshja jonë nuk ka dhënë detaje shumë, pos që ka treguar se po bashkëpunon me producentin Jackson Ducassen.

Ndryshe, 27-vjeçarja ka fituar ditë më parë një çmim si këngëtarja e vitit Pop në Global Awards. /Telegrafi/

ritaora 28433982 2100023666900460 4148915438450900992 n

ritaora 28434550 212309149505676 6965556838003638272 n

ritaora 28434882 419414968479516 6176841628020375552 n

ritaora 28435926 774142972785123 2434951383988830208 n