LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora kritikon rrjetet sociale: Twitter, TikTok dhe Instagram për ndërhyrje në privatësinë e njerëzve të famshëm

Rita Ora kritikon rrjetet sociale: Twitter, TikTok dhe Instagram për ndërhyrje në privatësinë e njerëzve të famshëm
Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora është ankuar për humbjen e misterit rreth yjeve moderne falë mbulimitqë po bëjnë rrjetet sociale – pavarësisht se edhe ajo vet e ndan rregullisht jetën e saj me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja 32-vjeçare fajëson gjithashtu platforma të tilla si: Twitter, TikTok dhe Instagram për ndërhyrje në privatësinë e të famshmëve duke detajuar çdo aspekt të jetës së tyre, shkruan DailyMail.


Duke folur në një intervistë për The Telegraph, zonja Ora tha: “Mendoj se misteri është zhdukur. Ju nuk shihni grupe masive njerëzish që qajnë kur një person i famshëm futet në një veturë, si në ditët kur shihnit pamjet e The Beatles duke zbritur nga një aeroplan”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Tani njerëzit mund të shohin atë që po bëni gjatë gjithë kohës. Ju keni Instagram, TikTok dhe varet nga ju se sa do të ndani, por nëse nuk jeni pjesë e rrjeteve sociale, njerëzit thonë: ‘Kush mendoni se jeni?’”.

Në prag të lansimit të albumit "You & I", Rita Ora duket elegante në fustan të bardhë me material transparent
Lexo po ashtu Në prag të lansimit të albumit "You & I", Rita Ora duket elegante në fustan të bardhë me material transparent

Zonja Ora është një nga personazhet më të njohur në Instagram dhe TikTok në Mbretërinë e Bashkuar, ku në këtë të fundit ka pasur 24.3 milionë pëlqime pasi iu bashkua platformës pak më shumë se një vit më parë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo gjithashtu përdor rrjetet sociale për të promovuar muzikën e saj dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka publikuar fotografi të ndryshme të kopertinës së albumit të saj të ri “You & I”, i cili do të dalë në shitje të premten.

Për The Telegraph, Rita Ora tregoi gjithashtu se si e mërziti nënën e saj, psikiatren e NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar), duke thyer rregullat e izolimit me një festë ilegale që organizoi për ditëlindjen e saj të 30-të në mes të pandemisë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo kishte thyer rregullat anti-COVID të asaj kohe duke organizuar një festë në restorantin “Casa Cruz” në lagjen Notting Hill të Londrës Perëndimore, në një periudhë kur i gjithë vendi ndodhej në karantinim.

Rita Ora vë në dukje këmbët e gjata dhe barkun e skalitur në një dalje në Londër
Lexo po ashtu Rita Ora vë në dukje këmbët e gjata dhe barkun e skalitur në një dalje në Londër

Skandali çoi në humbjen e 200,000 ndjekësve nga llogaria e saj në Instagram në atë kohë dhe gjeneroi sasi të mëdha komentesh negative nëpër rrjetet sociale për veprimin e papërgjegjshëm që ajo si personazh publik bëri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Megjithatë, kur u pyet për incidentin në intervistën e saj, ajo iu referua me humor ish-kryeministrit britanik Boris Johnson duke këmbëngulur: “Kam thënë gjithçka që është dashur të them për këtë rast. Pyetni Boris Johnsonin tani për këtë”. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori