LAJMI I FUNDIT:

Në prag të lansimit të albumit “You & I”, Rita Ora duket elegante në fustan të bardhë me material transparent

Në prag të lansimit të albumit “You & I”, Rita Ora duket elegante në fustan të bardhë me material transparent
Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Artistja ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Rita Ora, po bëhet gati për lansimin e albumit të saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierë.

Albumi i shumëpritur i cili është titulluar “You & I” është planifikuar të publikohet më 14 korrik.


Rita këto ditë ka qenë shumë e zënë me promovimin e albumit të ri në ardhje dhe tre prej këngëve të tij, që tashmë veç janë publikuar me klipe.

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

32-vjeçarja u lajmërua në orët e vona të së shtunës në Instagram, për të ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi, në të cilat shfaqej mjaft elegante e veshur me një fustan të bardhë dhe me material transparent në disa pjesë të tij.

Rikthehet në vëmendje shkelja e famshme e rregullave të izolimit që dikur bëri, Rita Ora: Pyesni Boris Johnsonin, jo mua
Lexo po ashtu Rikthehet në vëmendje shkelja e famshme e rregullave të izolimit që dikur bëri, Rita Ora: Pyesni Boris Johnsonin, jo mua

“Mezi pres t’ju shoh juve djema javën e ardhshme në eventin e nënshkrimeve! Kush po vjen në HMV Westfield më 14 korrik? Para-porositeni tani dhe shihemi atje”, shkroi këngëtarja e lindur në Kosovë.

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Rita do të jetë pjesë e HMV Westfield, ku përveçse do të promovojë albumin e ri “You & I”, do të dhurojë edhe kopje fizike të tij me nënshkrime për fansat.

Albumi “You & I” është tejet personal për Ritën dhe vet ajo e ka cilësuar atë si një “ditar të viteve të saj të fundit” – dhe kjo është arsyeja që për herë të parë në një album të sajin, Rita është bashkë-autore në secilën këngë.

Kopertina e albumit “You & I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngët i dedikohen kryesisht gjetjes së dashurisë së vërtetë, bashkëshortit të saj Taika Waititi, si dhe disa nga to kanë rrëfime personale për të kaluarën e vet Ritës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori