Rita Ora konfirmoi ditë më parë turneun e saj për vitin 2018.

Dhe, bukuroshja shqiptare ka sjellë edhe datat e para me lokacionet ku do të performojë në vitin 2018.


rita 1 Datat e turneut të Rita Orës, Foto: Instagram

Ajo në maj pritet të performojë në disa prej qyteteve më të mëdha evropiane, përfshirë në vende si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Belgjika.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse ajo do të ketë ndonjë performancë në Ballkan, që të jetë afër adhuruesve të saj shqiptarë.

rita 2 Rita Ora nikoqire në MTV European Music Awards

Rita ndryshe pritet që të udhëheqë ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards.

Për këtë ceremoni të nominuar janë vet Rita, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

GettyImages 865012160 Rita Ora plot stil në perfomancën në BBC 1 Radio Teen Awards. Foto: Getty Images

Ndryshe, Rita Ora vazhdon të jetë ‘single’ dhe pritet të lansojë këngë të reja në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/