Rilindja e Kosovës, është skuadër e formuar menjëherë pas luftës në vitin 1999, duke qenë njëherë pjesëmarrës në futboll të vogël para se të kaloj në gara profesionale.

‘Kuqezinjtë’, vitin 2000/2001 ishin në formën më të mirë, falë sulmuesit Esat Gjokaj i cili shënonte pothuajse në çdo ndeshje, ndërsa tani pas përfundimit të karrierës është në pozitën e trajnerit.


Rilindja e Kosovës është larguar nga garat në vitin 2002, pas problemeve të mëdha financiare, por ata janë kthyer në gara dy vite më parë, dhe tani kanë synimin që të ngjitën fillimisht në Ligën e Parë.

11022957 611126319032488 882813914 n

Trajneri Esat Gjokaj po bënë punë të madhe si trajner për ta ngjitur ekipin aty ku e ka vendin.

Aktualisht ekipi nga fshati Skivjan, ndodhet në pozitën e katër në Grupin A, me gjasa të mira për tu rikthyer në Ligën e Parë, pas riorganizimin të klubit.

Në këtë skuadër, të gjithë lojtarët janë nga fshati Skivjan, dhe Rilindja e Kosovës është një mundësi e mirë për ta që në të ardhmen t’i realizojnë ëndrrat e tyre për tu bërë futbollist profesionist. /Telegrafi/

11004694 611123619032758 1391792976 n

telegrafi sport app