LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në kohë, Rona Nishliu rrëfen se si ushtarët serbë i hynë në shtëpi gjatë luftës

Rikthehet në kohë, Rona Nishliu rrëfen se si ushtarët serbë i hynë në shtëpi gjatë luftës
Foto: Facebook

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, tashmë dihet se ka lindur në Mitrovicë më saktësisht në veri të qytetit.

Artistja, që këtë periudhë ka qenë më e shkëputur nga muzika, e ka ngritur zërin disa herë për qytetin e saj dhe situatën nëpër të cilën ndodhen.


Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë personale, Facebook, nëpërmjet të cilit rikthehet në kohë para 23 vitesh duke treguar momentin kur në shtëpinë e tyre hynë forcat paramilitare serbe.

Postimi i plotë i Ronës (pa ndërhyrje):

“Para 23 vitesh nuk kisha mbush’ 13, dhe në një ditë të zymtë si kjo, gjendje lufte në Kosovë, po shikonim televizor familjarisht, kur hop nga dritarja shifen ushtarë të maskuar në oborrin tonë! Ja pra ku na u shfaqën forcat paramilitare serbe.

Rrapllimat nëpër dyer e dritare nuk vonuan, ata hynë e çfarë ndodhi brenda, ditën e fundit timen brenda asaj shtëpie, do t’ju tregoj një herë tjetër.

Nejse, na përzunë nga shtëpia jonë dhe na thanë të ikim në Shqipëri.

Që nga ajo ditë nuk u kthyem dot më aty, vullnetshëm e lirshëm, si çdo shtetas tjetër i këtij vendi pas lufte. 23 vjet fluturuan e zgjidhje akoma s’ka për veriun e Mitrovicës!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori