LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Dota Pro Circuit, divizioni kinez fillon më herët

Rikthehet Dota Pro Circuit, divizioni kinez fillon më herët

Me fillimin e vitit të ri, po fillon edhe një sezon i ri i Dota Pro Circuit , sezoni 2023 vjen me një format dhe orar të përditësuar dhe një bollëk formacionesh të reja.

Ndryshimet në formacionet e ekipeve pas The International 11 mund të themi lehtësisht se është nga më të mëdhenjtë që ka parë skena profesionale e Dota 2 vitet e fundit.


Kina është një nga rajonet ku të tetë skuadrat nga Divizioni I po hyjnë në sezonin e ri me formacione të rikrijuara, është gjithashtu rajoni që do të nisë Dota Pro Circuit më herët se pjesa tjetër dhe do të jetë i fundit që do të përfundojë ndeshjet e Divizionit I.

Orari i Kinës për turneun dimëror është paksa i ndryshëm nga pjesa tjetër e pesë rajoneve për shkak të Vitit të Ri Kinez, i cili këtë vit festohet më 22 janar.

Për këtë arsye, ndeshjet e Divizionit I do të fillojnë më 5 janar, dhe liga do të pushoj midis 13 dhe 31 janarit.

DPC-ja e këtij viti është ende e ndarë në tre turne: Dimër, Pranverë dhe Verë, por orari për ligat rajonale u ul nga gjashtë javë në vetëm tre.

Më poshtë e gjeniu orarin e ndeshjeve për javën e parë të ligës për ekipet kineze:

5 janar

09:00 Invictus Gaming  – EHOME
12:00 PSG.LGD – Dawn Gaming

6 janar

09:00 Knights – Team Asters
12:00 Aster.Aries – Xtreme Gaming

7 janar

09:00 EHOME – Dawn Gaming
12:00 Knights – Invictus Gaming

8 janar

06:00 Dawn Gaming – Invictus Gaming
09:00 PSG.LGD – Aster.Aries
12:00 Team Aster – Xtreme Gaming

/Telegrafi/