LAJMI I FUNDIT:

Rihanna prezanton të dashurin miliarder me familjen

Rihanna prezanton të dashurin miliarder me familjen

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, janë duke shijuar çdo moment së bashku – dhe tani ata janë prezantuar edhe me familje.

Këngëtarja dhe Jameel u panë në një restorant në Santa Monica me nënën e Rihannas dhe një nga vëllezërit e saj, shkruan revista People.


Një burim tha se ylli nga Barbados dhe Jameel përkëdheleshin e putheshin teksa hanin specialitetet e restorantit. “Porositën pjatat specialitet të Mason me prodhime deti dhe biftek, shoqëruar me verë dhe kokteje. Në një moment, Rihanna dhe Hassan po rrinin krah për krah. Qëndruan aty për disa orë, deri sa u errësua”.

Rihanna/Foto: Backgrid

Rihanna kishte veshur një fustan të gjatë nga Nanushka, teksa e kombinoi me buzë të kuqe.

Ajo dhe miliarderi arab e kanë mbajtur private lidhjen e tyre, edhe pse janë bashkë prej dy vitesh. Raste të tilla, që shihen në publik bashkë janë të rralla. Për herë të fundit, dyshja u fotografua në Itali në qershor. Atëherë dyshja ishin të shoqëruar nga familja e Jameel.

Rihanna foli pak për Jameel, megjithëse nuk i përmendi emrat, në intervistën e saj për “Interview” me Sarah Paulson që doli në qershor. Ajo tha “natyrisht” se ishte e dashuruar dhe thjesht duhet kërkuar në “google” se me kë u takua.

“A do të martohesh?”, e pyeti Paulson. “Vetëm Zoti e di atë, vajzë. Ne planifikojmë dhe Zoti qesh, apo jo?”, u përgjigj Riri. /Telegrafi/